Arrestohen shtatë persona në Podujevë, i konfiskohen 79 kilogramë marihuanë

Janë arrestuar në Podujevë dy burra dhe pesë gra shtetas të Shqipërisë. Në raportin e policisë thuhet se gjatë kontrollit në një shtëpi ku ishin janë gjetur 78 kilogramë e 900 gram marihuanë. Me vendim të prokurorit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje. “Shtedim, Podujevë 11.10.2025-12:00. Raportohet se gjatë një punë operative, njësitet e hetuesisë

tetor 12, 2025 - 11:00
 0
Arrestohen shtatë persona në Podujevë, i konfiskohen 79 kilogramë marihuanë
Arrestohen shtatë persona në Podujevë, i konfiskohen 79 kilogramë marihuanë

Arrestohen shtatë persona në Podujevë, i konfiskohen 79 kilogramë marihuanë

Janë arrestuar në Podujevë dy burra dhe pesë gra shtetas të Shqipërisë.

Në raportin e policisë thuhet se gjatë kontrollit në një shtëpi ku ishin janë gjetur 78 kilogramë e 900 gram marihuanë.

Me vendim të prokurorit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

“Shtedim, Podujevë 11.10.2025-12:00. Raportohet se gjatë një punë operative, njësitet e hetuesisë kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar, dy meshkuj dhe pesë femra shtetas/e të Shqipërisë pasi që, gjatë kontrollës në një shtëpi ku ishin, janë gjetur dhe konfiskuar; 78 kilogram e 900 gram marihuanë, katër aparat për përpunim, dy peshore, një aparat për paketim, gjashtë telefona dhe qese paketimi. Shtatë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Pronari i shtëpisë mashkull kosovar gjendet në arrati”, thuhet në raport.