Arrestohen tre studentë nga Shqipëria që udhëtonin drejt Shkupit
Tre studentë shqiptarë nga Shqipëria janë arrestuar nga autoritetet maqedonase, pasi kishin udhëtuar drejt Shkupit për të marrë pjesë dhe për të mbështetur protestën e studentëve shqiptarë. Sipas informacioneve paraprake, studentët ndodh...
Tre studentë shqiptarë nga Shqipëria janë arrestuar nga autoritetet maqedonase, pasi kishin udhëtuar drejt Shkupit për të marrë pjesë dhe për të mbështetur protestën e studentëve shqiptarë.
Sipas informacioneve paraprake, studentët ndodheshin në autobusin që ishte nisur nga Tirana drejt Shkupit, por që u ndalua nga policia në hyrje të kryeqytetit dhe më pas u devijua në drejtim të Kumanovës.
Burime nga protestuesit thonë se ndërhyrja e policisë ka qenë e tensionuar dhe se disa nga studentët janë shoqëruar me forcë, ndërsa tre prej tyre përfunduan të arrestuar.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe tek pjesëmarrësit në protestë, të cilët po kërkojnë lirimin e menjëhershëm të studentëve dhe sqarim publik nga institucionet për arsyet e arrestimit.
Studentët nga Shqipëria kishin udhëtuar për të shprehur solidaritet me protestën studentore në Shkup, ku kërkohet respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave të studentëve shqiptarë në institucionet shtetërore. Gazeta Flaka
The post Arrestohen tre studentë nga Shqipëria që udhëtonin drejt Shkupit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.