Arrestohet 22-vjeçari nga Liseci: Kërkohej me fletarrest për vuajtje dënimi me burg

Një 22-vjeçar nga fshati Lisec i Tetovës është arrestuar pasi kërkohej me fletarrest për vuajtje dënimi me burg. “Më 30.03.2026, në orën 11:25 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (22) nga fshati Lisec i Tetovës. Ai kërkohej me fletarrest në bazë të urdhrit gjyqësor për vuajtje të dënimit […]

Mars 31, 2026 - 14:00
Arrestohet 22-vjeçari nga Liseci: Kërkohej me fletarrest për vuajtje dënimi me burg

Një 22-vjeçar nga fshati Lisec i Tetovës është arrestuar pasi kërkohej me fletarrest për vuajtje dënimi me burg.

“Më 30.03.2026, në orën 11:25 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (22) nga fshati Lisec i Tetovës. Ai kërkohej me fletarrest në bazë të urdhrit gjyqësor për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti, për vepër penale sipas nenit 216 të Kodit Penal”, njofton policia.

I njëjti është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit.