Arrestohet 52-vjeçari në Shtime, po kërkohej me urdhëresë nga gjykata

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar në fshatin Petrovë të Shtimes, një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës. Siç bëhet e ditur në njoftim, i dyshuari është 52-vjeçari me inicialet H.H. “Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’ […]

Jan 24, 2024 - 16:00
 0  5
Arrestohet 52-vjeçari në Shtime, po kërkohej me urdhëresë nga gjykata
arrestohet-52-vjecari-ne-shtime,-po-kerkohej-me-urdherese-nga-gjykata

arrestohet-52-vjecari-ne-shtime,-po-kerkohej-me-urdherese-nga-gjykata

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar në fshatin Petrovë të Shtimes, një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Siç bëhet e ditur në njoftim, i dyshuari është 52-vjeçari me inicialet H.H.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’ me dënim burgimi prej 20 ditëve”, ka bërë të policia.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje./Front Online