Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Japoni në një vizitë zyrtare. Ditën e sotme Veliaj është pritur në takim nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike. Lajmin e bëri të ditur vetë Veliaj, i cili ka postuar një foto me homologen e tij, ku shkruan se ajo është një promotore e inovacionit dhe […]

maj 18, 2024 - 19:00
 0  13
Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Japoni në një vizitë zyrtare. Ditën e sotme Veliaj është pritur në takim nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Lajmin e bëri të ditur vetë Veliaj, i cili ka postuar një foto me homologen e tij, ku shkruan se ajo është një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit.

“Është gjithmonë kënaqësi takimi me mikeshën e mirë, Yuriko Koike – jo vetëm kryebashkiake e qytetit më të madh në botë, Tokios, por edhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit, siç e dëshmuam gjatë rindërtimit pas tërmetit të 2019 me ekspertët japonezë”, shkruan Veliaj.