Arrestohet 53 vjeçarja nga Tetova, sulmoi fizikisht të bijën e saj

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se gjatë ditës se pak pas mesnate është arrestuar 53 vjeçarja A.B. nga Tetova e cila paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshorti i saj për dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit, shkruan Alsat. “Me datë 01.11.2024 në ora 00:00 në […]

Nëntor 1, 2024 - 19:00
 0  5
Arrestohet 53 vjeçarja nga Tetova, sulmoi fizikisht të bijën e saj

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se gjatë ditës se pak pas mesnate është arrestuar 53 vjeçarja A.B. nga Tetova e cila paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshorti i saj për dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit, shkruan Alsat.

“Me datë 01.11.2024 në ora 00:00 në Tetovë, në rrugën ,,Radovan Coniç”, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 53-vjeçaren A.B. nga Tetova, pasi që ishte denoncuar nga bashkëshorti i saj 66 vjeçar se një ditë më parë rreth orës 17:30 në shtëpinë e tyre familjare, ajo ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur, ndërsa gjatë sulmit ka marrë edhe një send të mprehtë, të cilin gjatë tentimit që t’ia marrë nga dora, djali i saj është lënduar. Ajo është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk