Arrestohet një person në Prishtinë për dhunë në familje, i konfiskohen armë zjarri

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje, bëhet e ditur nga raporti i Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Pas informacionit se i njëjti posedonte armë në shtëpi, policia ka realizuar

Prill 26, 2026 - 10:00
Arrestohet një person në Prishtinë për dhunë në familje, i konfiskohen armë zjarri
arrestohet-nje-person-ne-prishtine-per-dhune-ne-familje,-i-konfiskohen-arme-zjarri

arrestohet-nje-person-ne-prishtine-per-dhune-ne-familje,-i-konfiskohen-arme-zjarri

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje, bëhet e ditur nga raporti i Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Pas informacionit se i njëjti posedonte armë në shtëpi, policia ka realizuar bastisje në vendbanimin e tij, raporton KlanKosova.tv.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta), dy karikatorë, 57 fishekë, një këllëf arme si dhe dy shufra metalike.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 25.04.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje. Raportohet se i dyshuari ka dy armë në shtëpi. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator, 57 fishek, një këllëf i armës dhe dy shufra metalike. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.