Krenar Lloga rikthen në vëmendje shkatërrimin e Xhamisë Burmali: Një nga krimet e pushtuesve serbë
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka rikthyer në fokus një nga ngjarjet më të dhimbshme historike të Shkup – shkatërrimin e Xhamisë Burmali. Lloga thekson se rrënimi i kësaj xhamie, e ndërtuar në shekullin XV, përbën një nga krimet e pushtuesve serbë në territorin e Maqedonisë së Veriut. “Një nga krimet e pushtuesve serbë në […]
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka rikthyer në fokus një nga ngjarjet më të dhimbshme historike të Shkup – shkatërrimin e Xhamisë Burmali.
Lloga thekson se rrënimi i kësaj xhamie, e ndërtuar në shekullin XV, përbën një nga krimet e pushtuesve serbë në territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Një nga krimet e pushtuesve serbë në Maqedoni është shkatërrimi i Xhamisë Burmali (shek. XV) në vitin 1925”, shkruan ai.
Xhamia Burmali konsiderohej një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Shkupit, ndërsa zhdukja e saj vazhdon të mbetet një plagë e hapur në kujtesën kolektive. Reagimi i Llogës vjen në një kohë kur debatet mbi trashëgiminë kulturore dhe ruajtjen e identitetit historik vijojnë të jenë pjesë e diskursit publik në vend.