Arrestohet një person në rajonin e Kumanovës, dyshohet se shkaktoi zjarr në pronë të huaj

Gjatë ditë së djeshme policia e rajonit të Kumanovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në fshatin Çellopek ka djegur bar të thatë dhe mbeturina bujqësore, duke shkaktuar zjarr në pronën e një 60-vjeçari nga Kumanova, përcjell TV21. “Më 15.03.2026, në orën 12:55, punonjës të policisë së Sektorit për Punë të Brendshme në […]

Mars 16, 2026 - 12:00
 0
Arrestohet një person në rajonin e Kumanovës, dyshohet se shkaktoi zjarr në pronë të huaj

Gjatë ditë së djeshme policia e rajonit të Kumanovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në fshatin Çellopek ka djegur bar të thatë dhe mbeturina bujqësore, duke shkaktuar zjarr në pronën e një 60-vjeçari nga Kumanova, përcjell TV21.

“Më 15.03.2026, në orën 12:55, punonjës të policisë së Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë arrestuan D.P. nga fshati Algunjë, komuna Staro Nagoriçan. Ai dyshohet se në fshatin Çellopek, komuna Staro Nagoriçanit, ka djegur bar të thatë dhe mbeturina bujqësore, duke shkaktuar zjarr në pronën e G.S. (60) nga Kumanova, ku u dogjën edhe disa pemë. Zjarri u fik nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Staro Nagoriçanit, dhe nuk pati persona të lënduar. D.P. u dërgua në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim i përshtatshëm”, thonë nga MPB.