Arrestohet personi që prezantohej si punonjës i AKI, kërkonte para për punësime në këtë agjenci, Policia jep detaje
Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për mashtrim, i cili dyshohet se ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i AKI’së. Në njoftim shtohet se, i arrestuari është D.N, dhe se i njëjti dyshohet se nga fillimi i...


Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për mashtrim, i cili dyshohet se ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i AKI’së.
Në njoftim shtohet se, i arrestuari është D.N, dhe se i njëjti dyshohet se nga fillimi i vitit 2025 e deri në raportimin e rastit, ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke i kërkuar shuma të ndryshme parash në këmbim të punësimit në këtë institucion.
Policia shton edhe që, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim, dyshohet se u prezantua rrejshëm si punonjës i AKI-së
Prishtinë, 21 tetor 2026
Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit të raportuar në tetor të këtij viti.
Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore dhe sigurimit të provave e dëshmive, sot është arrestuar personi D.N, i cili dyshohet se nga fillimi i vitit 2025 e deri në raportimin e rastit, ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke i kërkuar shuma të ndryshme parash në këmbim të punësimit në këtë institucion.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përkatëse, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe hetimin e veprave penale, si dhe në mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimet dhe keqpërdorimi i besimit të tyre.
I bëjmë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj personave që pretendojnë se mundësojnë punësim në institucione publike në këmbim të parave dhe që rastet e tilla t’i raportojnë në Policinë e Kosovës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.