Rasti i Arlinda Zekajt, çka pritet të ndodh javën e ardhshme?
Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, pritet që gjatë javës së ardhshme të nisë intervistimin e dëshmitarëve. Kështu ka njoftuar kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga ra...


Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, pritet që gjatë javës së ardhshme të nisë intervistimin e dëshmitarëve.
Kështu ka njoftuar kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot ka nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët.
“Në emër të Komisionit Hetimor, sot kam nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët. Gjatë javës së ardhshme fillojmë intervistimet, bazuar në legjislacionin në fuqi.”, ka shkruar Ramadani.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.