Arrestohet “Tony Montana” shqiptar, e paketonte drogën me foto të Al Pacinos
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, nën dyshimin se po trafikonte lëndë narkotike. Siç raporton Top Channel, shqiptarit iu gjet sasi e madhe e drogës. 22 kilogramë hashash të ndara në 122 pako ndodheshin brenda frigoriferit, ndërsa 5 kilogramë të tjerë kokainë, të vulosura me një imazh të Al Pacinos në filmin “Scarface”, të


Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, nën dyshimin se po trafikonte lëndë narkotike.
Siç raporton Top Channel, shqiptarit iu gjet sasi e madhe e drogës.
22 kilogramë hashash të ndara në 122 pako ndodheshin brenda frigoriferit, ndërsa 5 kilogramë të tjerë kokainë, të vulosura me një imazh të Al Pacinos në filmin “Scarface”, të fshehura në vende të ndryshme.
Hetimet u kryera nga Karabinierët e Njësisë së Operacioneve të Kompanisë së Qendrës së Xhenovës, të cilët kishin vënë re 29-vjeçarin në sjellje të dyshimtë dhe e ndoqën drejt apartamentit ku banonte, i gjetën edhe 58 gramë kokainë dhe pas kontrollit në shtëpinë e tij, u zbulua sasia e madhe e substancës narkotike.
Efektivët gjetën gjithashtu 7 mijë euro, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës . 2
29-vjeçari pas arrestimit u dërgua në burgun e Pavias, teksa vijon hetimi ndaj tij.
