Kurti shkon një natë ma herët në Shkup, nesër atje samiti, Mexhiti i VLEN: E prita si vëlla në kufi
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexheti, njofton se e ka pritur “si mik e vëlla” në pikën kufitare kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, në kuadër të përpjekjeve për përshpejtimin e zbatimit të


Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexheti, njofton se e ka pritur “si mik e vëlla” në pikën kufitare kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, në kuadër të përpjekjeve për përshpejtimin e zbatimit të Planit të Rritjes.
Ai tha se me Kurtin biseduan “me sinqeritet dhe vullnet të përbashkët. Për mundësitë që kemi para vetes. Për bashkëpunimin. Për njerëzit tanë, për vendet tona, për rrugën tonë drejt Evropës. Dhe është mirë kur në këtë rrugë kemi pranë njëri-tjetrin”.
Postimi i tij i plotë:
