Shahini: Çmimi i qerasë është më i lartë se paga e qytetarëve

Kandidatja për Prishtinën, Besa Shahini në emisionin “Adresa” ka folur edhe për çmimet e larta të qerasë por edhe të blerjes se banesave në Prishtinë. Ajo ka thënë se çmimet për me ble një banesë janë shumë të larta dhe nuk përputhen me rrogën e qytetarit, raporton Gazeta10. “Mungon gjelbërimi në ‘Muharrem Fejza’ specifikisht dhe

Korrik 1, 2025 - 00:00
 0  4
Shahini: Çmimi i qerasë është më i lartë se paga e qytetarëve
Shahini: Çmimi i qerasë është më i lartë se paga e qytetarëve

Shahini: Çmimi i qerasë është më i lartë se paga e qytetarëve

Kandidatja për Prishtinën, Besa Shahini në emisionin “Adresa” ka folur edhe për çmimet e larta të qerasë por edhe të blerjes se banesave në Prishtinë.

Ajo ka thënë se çmimet për me ble një banesë janë shumë të larta dhe nuk përputhen me rrogën e qytetarit, raporton Gazeta10.

“Mungon gjelbërimi në ‘Muharrem Fejza’ specifikisht dhe në krejt ndërtimi përreth kësaj rrugës , dhe ne ishim në takim me këshillin lokal të kësaj lagje dhe na thanë se kjo lagjë nuk është më e këndshme dhe kur ti kryejnë të gjitha punët vijnë për ta bërë një sy gjumë dhe pastaj ikin sepse nuk ka ambient për jetesë të mirë, në anën tjetër nëse dëshiron me ble prapë një banesë aty 1 mijë e 200 euro për metër katror deri në 1 mijë e 500 euro, dhe është në shpërputhje të plotë me çmimin e pagave që marrin qytetarët në Prishtinë”, tha ajo në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqnik videon në vazhdim./Gazeta10