Arsim Disha zgjidhet në Sërmnovë, Bekim Sulejmani në Banjicë: vijon procesi në BDI
Procesi i riorganizimit të brendshëm në kuadër të Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar po vazhdon me zgjedhjen e strukturave të reja në nëndegë. Nga dega e partisë bëhet e The post Arsim Disha zgjidhet në Sërmnovë, Bekim Sulejmani në Banjicë: vijon procesi në BDI appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Procesi i riorganizimit të brendshëm në kuadër të Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar po vazhdon me zgjedhjen e strukturave të reja në nëndegë.
Nga dega e partisë bëhet e ditur se Arsim Disha është zgjedhur për të udhëhequr nëndegën e Sërmnovës, duke marrë besimin e anëtarësisë lokale. Ai vjen me profil akademik si pedagog i diplomuar në Universitetin e Tetovës dhe aktualisht është i angazhuar në Qendrën për Kulturë në Gostivar si bashkëpunëtor i ri për marrëdhënie ndërkombëtare. Më herët, nga viti 2012 deri në vitin 2020, ka qenë i angazhuar në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
“Nëndega e Sërmnovës po hyn në një fazë të re organizimi dhe mobilizimi, me fokus forcimin e strukturave dhe përfshirjen e gjeneratave të reja,” thuhet në njoftimin e degës.
Në të njëjtën linjë, në nëndegën e Banjicës së Poshtme, Bekim Sulejmani është zgjedhur kryetar me përkrahje të plotë të anëtarësisë. Ai konsiderohet ndër themeluesit e hershëm të BDI-së dhe një figurë me rol në konsolidimin e strukturave partiake që nga fillimet.
Sulejmani ka qenë gjithashtu pjesëmarrës në radhët e UÇK-së, ndërsa më pas ka vijuar aktivitetin politik si aktivist i përkushtuar i partisë.
“Zgjedhja e tij përfaqëson vazhdimësinë e një angazhimi të gjatë dhe të qëndrueshëm në shërbim të strukturës dhe elektoratit,” theksohet më tej në komunikatë.
Nga dega e BDI-së në Gostivar vlerësojnë se procesi brendapartiak po zhvillohet në frymë demokratike dhe me pjesëmarrje të gjerë, duke synuar konsolidimin e mëtejshëm të partisë në terren. Gazeta Flaka
The post Arsim Disha zgjidhet në Sërmnovë, Bekim Sulejmani në Banjicë: vijon procesi në BDI appeared first on Flaka, në çdo lajm... .