Avokati: Astrit Isufin e kisha klient, ishte aq mosmirnjohës sa as në telefon nuk më thirri- më ka mbet edhe borxh
Avokati Haki Sertolli ka shkëmbyer një përvojë të hidhur që ka pasur me Astrit Isufin, të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve në Golluboc të Malishevës. Sertolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ deklaroi se para disa muajsh Isufin e kishte palë në një rast dhe që përmes ankimimit në Gjykatën e Apelit, […]


Avokati Haki Sertolli ka shkëmbyer një përvojë të hidhur që ka pasur me Astrit Isufin, të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve në Golluboc të Malishevës.
Sertolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ deklaroi se para disa muajsh Isufin e kishte palë në një rast dhe që përmes ankimimit në Gjykatën e Apelit, kishin arritur që i njëjti pjesën tjetër të dënimit ta vuante në liri, shkruan Insajderi.
Megjithatë, avokati thotë se Isufi ishte mosmirnjohës dhe se i kishte mbetur borxh atij.
“Astritin, para tre-kater muajsh e kisha pale nje rast, te cilin ne Apel arritem ta lirojme dhe pjesen tjeter te denimit ta vuaj ne liri, por ishte aq mosmirnjohes pasi doli nga burgu sa asnje telefonate mem tha faleminderit avokat sma tha, e besa edhe financiarisht borgj me ka mbete. Ama Astrit me sot po ta fali borgjin dhe ndaj meje ske me asnje detyrim financiar”, ka shkruar avokati.