Artan Abrashi: Mbështetja në Kurillë tregon se qytetarët duan ndryshim në Prizren
Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar lagjen Kurillë, ku ka përjetuar mbështetje të madhe nga banorët. “Mbështetja e madhe që mora nga banorët e kësaj lagjeje të dashur është dëshmi e qartë se Kurilla ka vendosur për ndryshim,” tha Abrashi, duke falënderuar qytetarët për pritjen e ngrohtë dhe besimin e tyre. Ai


Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar lagjen Kurillë, ku ka përjetuar mbështetje të madhe nga banorët.
“Mbështetja e madhe që mora nga banorët e kësaj lagjeje të dashur është dëshmi e qartë se Kurilla ka vendosur për ndryshim,” tha Abrashi, duke falënderuar qytetarët për pritjen e ngrohtë dhe besimin e tyre.
Ai theksoi se kjo mbështetje përfaqëson një motivim shtesë për të punuar më shumë dhe për t’u kthyer qytetarëve me rezultate konkrete.
Abrashi nënvizoi se bashkë me qytetarët do ta çojnë Prizrenin drejt fitores më 12 tetor, duke e quajtur Kurillën “energjinë e ndryshimit që po vjen”.
