Sokol Haliti viziton Inkubatorin e Bizneseve në Viti: 11 projekte në zhvillim për qytetarët
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet në Inkubatorin e Bizneseve, ku po zhvillohen 11 projekte të rëndësishme që synojnë përfitimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve. Haliti tha se shumë shpejt do të shihen rezultatet dhe frytet e këtij investimi unik në Kosovë, i cili do të shërbejë si qendër inovacioni, zhvillimi dhe


Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet në Inkubatorin e Bizneseve, ku po zhvillohen 11 projekte të rëndësishme që synojnë përfitimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Haliti tha se shumë shpejt do të shihen rezultatet dhe frytet e këtij investimi unik në Kosovë, i cili do të shërbejë si qendër inovacioni, zhvillimi dhe përgatitjeje profesionale për gjeneratat e reja në ekonomi tregu.
Ai e konsideron këtë hap si një moment kyç drejt krijimit të një ekosistemi të qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrës në komunën e Vitisë.
