As nuk e falënderoi kur u shkarkua, Vinicius Jr komenton raportin me Xabi Alonson
Vinicius Junior ka folur hapur për raportin e tij jo të lehtë me ish-trajnerin Xabi Alonso, gjatë një konference për shtyp para ndeshjes së Real Madrid kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Duke kujtuar një moment tensioni gjatë një “El Clasico”, braziliani pranoi gabimin e tij. “Ishte një moment i pakëndshëm dhe kërkova falje […]


Vinicius Junior ka folur hapur për raportin e tij jo të lehtë me ish-trajnerin Xabi Alonso, gjatë një konference për shtyp para ndeshjes së Real Madrid kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Duke kujtuar një moment tensioni gjatë një “El Clasico”, braziliani pranoi gabimin e tij.
“Ishte një moment i pakëndshëm dhe kërkova falje ndaj të gjithëve. Më pëlqen të luaj çdo ndeshje dhe nuk isha zëvendësuar më parë. Më vonë, me mendje më të qartë, e kupton që ke gabuar. Jam i ri dhe çdo ditë është një përvojë e re për t’u përmirësuar”.
Sa i përket faktit që nuk i tha lamtumirë Alonsos kur ai u largua, Vinicius e lidhi këtë me mungesën e përputhjes në aspektin taktik.
“Luaja, por jo shumë minuta. Çdo trajner ka metodat e tij dhe unë nuk arrita të krijoj lidhjen që ai kërkonte. Megjithatë, ishte një përvojë e dobishme”.
Në të kundërt, ai shprehu vlerësim të madh për trajnerin aktual Alvaro Arbeloa, duke theksuar marrëdhënien e fortë mes tyre.
“Shpresoj të vazhdoj të luaj nën drejtimin e Arbeloas, sepse kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të. Ai gjithmonë më ka dhënë besim”.
Kujtojmë, përballja mes Realit dhe Bayernit zhvillohet këtë të martë nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.