“As unë, as fëmijët, nuk e kemi pa vrasjen”/ Naim Murseli tregon përse qëndroi në hotel pas deklaratës që dha në polici

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet shqyrtim gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Gjatë seancës së sotme, Naim Murseli po përballet me imazhet e shkrepura nga Forenzika, në cilësi të provave, raporton IndeksOnline. Përpara gjykatës, ai arsyetoi qëndrimin e tij në “Swiss Diamond Hotel” […]

Mars 26, 2026 - 13:00
“As unë, as fëmijët, nuk e kemi pa vrasjen”/ Naim Murseli tregon përse qëndroi në hotel pas deklaratës që dha në polici
Anulohen dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt

Anulohen dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet shqyrtim gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjatë seancës së sotme, Naim Murseli po përballet me imazhet e shkrepura nga Forenzika, në cilësi të provave, raporton IndeksOnline.

Përpara gjykatës, ai arsyetoi qëndrimin e tij në “Swiss Diamond Hotel” në natën kritike dhe pas dhënies së dëshmisë në polici.

“Fillimisht ishim në stacion policor dhe në stacion ka qenë edhe gruaja e Leonardit, çika e hallës tem, e cila më tha që do të merret me fëmijë, deri kur u krye krejt intervistimi im. Kur dola prej stacionit, ata më thanë që po i marrim fëmijët, ndërsa mu më tha policia që mos me u largu, nëse iu nevojitem prapë”, deklaroi Murseli.