Studentët i reagojnë Jeton Shazivarit: Mos flisni në emrin tonë
Studentët kanë reaguar ndaj deklaratave të Jeton Shazivari, duke kërkuar që të mos interpretohen qëndrimet e tyre nga të tjerë. Përmes një reagimi publik, studenti Jon Selimi theksoi se nuk The post Studentët i reagojnë Jeton Shazivarit: Mos flisni në emrin tonë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Studentët kanë reaguar ndaj deklaratave të Jeton Shazivari, duke kërkuar që të mos interpretohen qëndrimet e tyre nga të tjerë.
Përmes një reagimi publik, studenti Jon Selimi theksoi se nuk kanë nevojë për “analiza” apo ndërmjetës që flasin në emër të tyre.
“Ju lutem, kurseni ‘analizat’ në emrin e studentëve! Nuk kemi nevojë për ‘ekspertë’ që të na interpretojnë, qëndrimet tona i themi vetë, shumë qartë! Dhe, për më tepër, i kuptojmë fare mirë edhe Presidenten edhe Ministrin e Drejtësisë!”, deklaroi ai.
Ndërkohë, reagim ka ardhur edhe nga Besar Sejdi, i cili bëri thirrje për më shumë përgjegjësi në diskursin publik.
“Lutje publike për të gjithë ata që flasin në emër të studentëve: Kjo kauzë nuk është vend për mendime individuale të shpërndara pa përgjegjësi, por për një qëndrim të përbashkët që duhet ruajtur. Kërkesa e studentëve është e qartë. Nëse dikush dëshiron të japë mendim, të paktën kërkojmë ta bëjë duke mos u thirrur në emër të studentëve! Tregoni përgjegjësi. Çdo fjalë ka peshë”, theksoi ai.
Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, lidhur me çështjen e gjuhës shqipe, duke theksuar se deklaratat e saj të fundit janë në vazhdën e një qëndrimi të kahershëm dhe të pandryshuar kundër barazisë së gjuhës shqipe me maqedonishten.
Sipas Selimit, presidentja i ka bërë të qarta këto bindje shumë kohë para se të merrte postin e kreut të shtetit, qoftë në rolin e saj si profesoreshë universitare, qoftë si deputete, duke dëshmuar vazhdimisht angazhim të hapur për shfuqizimin e statusit të barabartë të gjuhës shqipe në shtet.
“Prandaj, qëndrimi i saj i fundit nuk më befason aspak”, vlerëson Selimi, duke shtuar se ajo që e shqetëson më shumë është reagimi i një pjese të profesorëve shqiptarë, të cilët – sipas tij, po zgjedhin të ruajnë kolegjialitetin me presidenten, në vend që të mbrojnë të drejtën kushtetuese dhe ligjore të studentëve të tyre.
Ai kritikon ashpër këtë qasje, duke e cilësuar si shenjë inferioriteti dhe nënshtrimi për interesa personale apo favore të mundshme në të ardhmen. “Sjellje tipike inferioriteti dhe përkulje për favore aktuale e premtime për favore të ardhshme. Sa keq për studentët!”, shprehet Selimi.
Në reagimin e tij, analisti thekson se debati nuk ka të bëjë me mungesë baze kushtetuese apo ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe, as me vetë provimin e jurisprudencës, por me një doktrinë politike që, sipas tij, po udhëheq aktualisht vendin.
“Problemi nuk është Kushtetuta, ligji apo provimi. Problemi është doktrina politike e kësaj nomenklature qeverisëse: ‘Maqedonia e maqedonasve’”, përfundon Selimi, duke e vendosur çështjen në kontekst më të gjerë të debatit për barazinë etnike dhe gjuhësore në vend.
Reagimet vijnë pasi Jeton Shazivari kishte komentuar zhvillimet e fundit, duke dhënë interpretime mbi qëndrimet e studentëve lidhur me çështje politike dhe institucionale.
Çka shkroi Prof. Dr. sc. Jeton Shasivari?
Nuk e prisja se, një recension i imi profesional i deklaratës publike të Kryetares së Republikës Prof. Dr. sc. Siljanovska-Davkova me kërkesë të shumë studentëve nënshkrues të peticionit për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, do të shkaktojë reagime nga “burime brenda partiake” të tipit godite autorin (personin) e jo shkrimin (topin), dhe jam i kënaqur që shumë studentë më kontaktuan sërish dhe kishin kuptuar qartë thelbin e çështjes: Kryetarja e Republikës në asnjë pjesë të deklaratës së saj, nuk është kundër provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
“Përkushtimin” e atyre që sot derdhin lot krokodili ndaj gjuhës shqipe, e njoh fare mirë si pjesë profesionale e Komisionit për ndryshime kushtetuese, kur së bashku me kolegen nga Fakulteti Besa Arifi hartuam, nënshkruam dhe dërguam më 18 maj të v. 2023, deri te postat elektronike të të gjithë anëtarëve të këtij Komisioni (përfshi edhe ata që sot derdhin lot krokodili) propozimin tonë të përbashkët për t’i hyrë ndryshimeve kushtetuese, ku mes tjerash, propozuam edhe Amendamentin e ri kushtetues XXXVIII për zëvendësimin e Amendamentit kushtetues V për gjuhët, ku kërkuam zëvendësimin e shprehjes: “gjuhë tjetër të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve” me shprehjen: “gjuha shqipe dhe alfabeti i saj” që kishte për qëllim që gjuha shqipe përfundimisht ta fitojë identitetin e saj kushtetues që e meriton duke u emërtuar si e tillë në kushtetutë me emër dhe mbiemër, mirëpo qasja ishte lëreni këtë gjë se nuk është koha tani duke na lënë të vetëm në angazhimin tonë profesional dhe kombëtar.
Megjithatë, neve me shumë peripeci arritëm që propozimin tonë të përbashkët ta përfshijmë formalisht në rend dite dhe të na jepet koha e duhur që në seancë në hollësi ta argumentojmë dhe ta arsyetojmë atë, por i cili, për fat të keq, as nuk u hodh në votim e as nuk u miratua nga sabotuesit partiak dhe politik të gjuhës shqipe në kushtetutë që sot derdhin lot krokodili.
Prandaj, ju sabotues partiakë dhe politikë të gjuhës shqipe në kushtetutë, meqë dje nuk ishit dhe sot nuk jeni pjesë e zgjidhjes, mos u bëni pjesë e problemeve! Gazeta Flaka
The post Studentët i reagojnë Jeton Shazivarit: Mos flisni në emrin tonë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .