Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën!

Tetovë, 13 shtator – Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën. z. Asaf Abduramani me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale, ka përfunduar studimet… The post Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën! first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 14, 2025 - 03:00
 0
Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën!

Tetovë, 13 shtator – Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën.

z. Asaf Abduramani me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale, ka përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë – GATA Ankara, duke specializuar në Radiologji.

Ai ka ndërtuar përvojën e tij në institucione të njohura shqiptare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Spitalin Ushtarak në Shkup, misionin në EUFOR Sarajevë, dhe si Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Aktualisht, ai shërben si radiolog në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Profesionalizmi dhe përkushtimi i tij janë forcuar edhe me trajnime dhe kongresime ndërkombëtare në Turqi, Greqi dhe rajon, duke sjellë në vend njohuri të avancuara në rezonancën magnetike dhe imazherinë diagnostike.

Filantropi i shquar i qytetit të Tetovës, Asafi është aktiv edhe në pjesëmarrje në shoqata ndërkombëtare të radiologjisë, duke u mbajtur gjithmonë në hap me zhvillimet më të fundit.

The post Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën! first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.