Dhuna në familje nuk ndalet, gjashtë raste në 48 orët e fundit
Brenda 48 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar gjashtë raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në Prishtinë, Klinë, Pejë, Deçan, Skenderaj dhe Mitrovicë. Në pesë prej tyre, viktima janë gra. Më poshtë raporti: Prishtinë 27.10.2025-10:21. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer vepren e lartcekur


Brenda 48 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Rastet janë regjistruar në Prishtinë, Klinë, Pejë, Deçan, Skenderaj dhe Mitrovicë. Në pesë prej tyre, viktima janë gra.
Më poshtë raporti:
Prishtinë 27.10.2025-10:21. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lire.
Klinë 26.10.2025-23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Pejë 27.10.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Deçan 27.10.2025-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nen dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Skenderaj 27.10.2025 – 17:30. Eshte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar pasi që, të njëjtit i është bërë alkool testi ka rezultuar pozitiv. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Mitrovicë 27.10.2025 – 13:00. Eshte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
