ASH: Skandal në Komunën e Tetovës: 370 punëtorë pa paga, paguhen militantët e BESËS

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si skandal të rëndë financiar dhe administrativ në Komunën e Tetovës, duke akuzuar kryetarin Bilall Kasami The post ASH: Skandal në Komunën e Tetovës: 370 punëtorë pa paga, paguhen militantët e BESËS appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 26, 2026 - 14:30
 0
ASH: Skandal në Komunën e Tetovës: 370 punëtorë pa paga, paguhen militantët e BESËS

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si skandal të rëndë financiar dhe administrativ në Komunën e Tetovës, duke akuzuar kryetarin Bilall Kasami për pagesa selektive dhe diskriminuese të pagave.

“Sot, më 26 janar, 370 punëtorë të Komunës së Tetovës janë lënë pa paga, në një kohë kur qytetarët po përballen me krizë të thellë ekonomike,” thuhet në kumtesën për opinion të ASH-së.

Sipas këtij subjekti politik, ndërkohë që punëtorët e rregullt mbesin pa të ardhura, po ekzekutohen paga për militantë partiakë të Lëvizjes BESA.

“Pagat po ekzekutohen për militantë partiakë të BESËS, ndërsa punëtorët që mbajnë funksionimin e komunës mbesin pa paga. Ky veprim përbën diskriminim të hapur, keqmenaxhim dhe abuzim me buxhetin publik,” thekson ASH – Dega Tetovë.

Veçanërisht shqetësuese, sipas tyre, është gjendja e zjarrfikësve.

“Rreth 70 zjarrfikës të Brigadës Zjarrfikëse të Tetovës janë gjithashtu pa paga, edhe pse çdo ditë rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve,” thuhet më tej në reagim.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo situatë po i shtyn punëtorët drejt borxheve, përmbarimeve dhe kamatave bankare, duke ia atribuar përgjegjësinë drejtpërdrejt kryetarit të komunës.

“Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë dhe papërgjegjësisë së kryetarit Bilall Kasami dhe udhëheqjes komunale,” thuhet në kumtesë.

ASH – Dega Tetovë kërkon pagesë të menjëhershme të pagave për të gjithë punëtorët, ndaljen e pagesave selektive dhe transparencë të plotë për shpenzimin e buxhetit komunal.

“Tetova nuk guxon të qeveriset me standarde partiake dhe klienteliste,” përfundon reagimi. Gazeta Flaka

The post ASH: Skandal në Komunën e Tetovës: 370 punëtorë pa paga, paguhen militantët e BESËS appeared first on Flaka, në çdo lajm... .