ASH: Skandali i manifestimit shtetëror në Kumanovë me asnjë artist shqiptarë
Në koncertin shtetëror të organizuar në Kumanovë me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë, nga 28 artistë që performuan mbrëmë nuk kishte asnjë artist shqiptar pavarësisht faktit se Kumanova është një qytet ku shqiptarët përbëjnë rreth 40 % të...
Në koncertin shtetëror të organizuar në Kumanovë me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë, nga 28 artistë që performuan mbrëmë nuk kishte asnjë artist shqiptar pavarësisht faktit se Kumanova është një qytet ku shqiptarët përbëjnë rreth 40 % të popullsisë.Kjo tejkalon çdo kufi të absurdit.
Kjo situatë ngre një pyetje serioze rreth përfaqësimit dhe bashkëqeverisjes, aq më tepër që VLEN aktualisht është pjesë e qeverisë si përfaqësues i shqiptarëve. Një manifestim shtetëror, i cili në thelb duhej të simbolizonte bashkëjetesën dhe shtetin e përbashkët, nuk mund të organizohet duke përjashtuar krejtësisht nga skena shqiptarët, komunitetin e dytë më të madh në këtë shtet multietnik.
Vihet në pikëpyetje edhe ndjeshmëria institucionale e organizatorëve, të cilët duket sikur nuk kanë marrë parasyshë realitetin demografik të qytetit kur kanë përpiluar listën e artistëve pjesëmarrës. Përjashtimi total i artistëve shqiptarë nga një event i një rëndësie të tillë simbolike konsiderohet si shenjë e mungesës së kontaktit me realitetin dhe si dështim në përfaqësim.
Në fund, mesazhi qendror është se pavarësia dhe shteti i përkasin të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Shqiptarët nuk duhet të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në manifestime shtetërore, dhe VLEN, si pjesë e kësaj qeverie duhet të japë shpjegime dhe të marrë përgjegjësi për këtë situatë të krijuar. Gazeta Flaka
The post ASH: Skandali i manifestimit shtetëror në Kumanovë me asnjë artist shqiptarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.