ASh Taravari thirrje shqiptarëve: Pa dallim bindjeve politike, bashkohuni masivisht në protestën e 13 dhjetorit

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, ka njoftuar se i jep mbështetje të plotë protestës së paralajmëruar për 13 dhjetor në Shkup, ku do të kërkohet drejtësi për The post ASh Taravari thirrje shqiptarëve: Pa dallim bindjeve politike, bashkohuni masivisht në protestën e 13 dhjetorit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 9, 2025 - 20:30
 0
ASh Taravari thirrje shqiptarëve: Pa dallim bindjeve politike, bashkohuni masivisht në protestën e 13 dhjetorit

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, ka njoftuar se i jep mbështetje të plotë protestës së paralajmëruar për 13 dhjetor në Shkup, ku do të kërkohet drejtësi për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahen të paraburgosur në Hagë, raporton Gazeta Flaka

Nga ASh bëhet thirrje që qytetarët shqiptarë të dalin masivisht në protestë, duke theksuar se vetëm të bashkuar mund të dëgjohet fuqishëm zëri në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtësisë për luftën çlirimtare.

“Aleanca për Shqiptarët njofton opinionin publik se mbështet protestën që organizohet në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbahen të paraburgosur padrejtësisht në Hagë.”

Në reagimin e tyre, ASh e cilëson këtë moment si kritik për dinjitetin kombëtar dhe u bën thirrje shqiptarëve të gjithë spektrit politik të bashkohen pa asnjë dallim.

“Në këtë moment të rëndësishëm për dinjitetin kombëtar, u bëjmë thirrje çdo shqiptari pa dallim bindjesh politike, që të bashkohen masivisht në protestën që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Shkup.”

Sipas deklaratës, zëri i përbashkët i shqiptarëve duhet të dëgjohet qartë në mbrojtje të së vërtetës për luftën çlirimtare, të cilën Aleanca e quan “lufta më e pastër dhe më e drejtë që populli shqiptar ka zhvilluar për liri”.

“Çdo përpjekje për të njollosur këtë kapitull të lavdishëm të historisë sonë është goditje ndaj vlerave, sakrificës dhe kontributit të një brezi të tërë që luftoi për lirinë e Kosovës.”

Aleanca për Shqiptarët e mbyll thirrjen me apel për unitet:

“Të gjithë së bashku për drejtësi dhe dinjitet kombëtar.” Gazeta Flaka

The post ASh Taravari thirrje shqiptarëve: Pa dallim bindjeve politike, bashkohuni masivisht në protestën e 13 dhjetorit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .