ASh: VLEN hesht për ofendimet ndaj shqiptarëve sepse pret vota nga grupacionet ekstreme
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj thirrjeve fyese ndaj shqiptarëve nga tribinat sportive, duke dënuar ashpër heshtjen e qeverisë dhe partnerit të saj shqiptar në pushtet, VLEN-in. “Sipas ASH-së, VLEN The post ASh: VLEN hesht për ofendimet ndaj shqiptarëve sepse pret vota nga grupacionet ekstreme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj thirrjeve fyese ndaj shqiptarëve nga tribinat sportive, duke dënuar ashpër heshtjen e qeverisë dhe partnerit të saj shqiptar në pushtet, VLEN-in.
“Sipas ASH-së, VLEN po hesht sepse po pret vota për kandidatët e tyre pikërisht nga këto grupacione ekstreme, duke marrë shembull deklarimin e Qosetos famëkeq në dhunën e ndodhur në Kuvend në vitin 2016, i cili para disa ditëve në një video-mesazh tha që nga ana e tyre do të mbështetet VLEN-i në zgjedhjet e tetorit,” thuhet në reagim.
Në kumtesë theksohet se ky nuk është incident i izoluar, por një praktikë e përsëritur që kalon pa ndëshkim institucional.
“Ky nuk është rasti i parë dhe, fatkeqësisht, nuk do të jetë as i fundit, përderisa institucionet heshtin dhe qeveria me VLEN-in në krye bën sikur nuk sheh. Në vend që të ndërmarrin hapa konkretë për ndëshkimin e autorëve që nxisin urrejtje ndëretnike, vasalët e Mickoskit merren me cirqe politike, siç ishte edhe skena e turpshme në sallën ‘Boris Trajkovski’, ku për ta mbushur sallën nuk mjaftuan as qindra kontrata të shpërndara në Çair e Tetovë,” thekson ASH-ja.
Partia theksoi se qëndrimi i VLEN-it tregon një nënshtrim të plotë ndaj interesave të VMRO-së dhe llogarive elektorale, në dëm të dinjitetit shqiptar.
“Për ta, më e rëndësishme është një fotografi me tifozët maqedonas dhe vota e antishqiptarit ‘Qoseto’, sesa dinjiteti i shqiptarëve dhe mbrojtja e nënave e motrave tona që poshtërohen nëpër tribina sportive,” vijon reagimi.
ASH ka komentuar edhe lidhjen e kreut të VLEN-it, Bilall Kasami, me grupet e dhunshme tifozësh.
“Për më tepër, fotografia e Bilall Kasamit me kreun e Komitëve të Tetovës, anëtarë të së cilit tifo-grup dhunuan nxënësit shqiptarë, është tregues i qartë i dyfytyrësisë së tyre politike,” thuhet në reagim. Gazeta Flaka
The post ASh: VLEN hesht për ofendimet ndaj shqiptarëve sepse pret vota nga grupacionet ekstreme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .