Zëdhënësi i VLEN-it e dëshmoi që Bujar Osmani s’ka pasur qasje në keqqeverisjen e Çairit

Zëdhënësi i Shtabit Lokal të koalicionit VLEN në Çair, Sabri Aziri, ka kritikuar kandidatin e opozitës për komunën e Çairit, Bujar Osmani, duke thënë se prej një dekade ai nuk The post Zëdhënësi i VLEN-it e dëshmoi që Bujar Osmani s’ka pasur qasje në keqqeverisjen e Çairit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 2, 2025 - 15:00
 0
Zëdhënësi i VLEN-it e dëshmoi që Bujar Osmani s’ka pasur qasje në keqqeverisjen e Çairit

Zëdhënësi i Shtabit Lokal të koalicionit VLEN në Çair, Sabri Aziri, ka kritikuar kandidatin e opozitës për komunën e Çairit, Bujar Osmani, duke thënë se prej një dekade ai nuk ka qenë i pranishëm në këtë komunë.

“Ky lapsus i shtabit të Izet Mexhitit dëshmon qartë se Bujar Osmani nuk ka pasur asnjë qasje në qeverisjen e Çairit gjatë mandateve të kaluara. Dhe kjo është arsyeja pse ai s’ka çfarë të mbrojë nga kjo qeverisje e njollosur,” tha analisti Gent Aliu nga Shkupi.

Ai rikujtoi se në opinion qeverisja lokale në Çair nën drejtimin e Izet Mexhitit dhe Visar Ganiut është përmendur vazhdimisht për skandale serioze.

“Uzurpim i tokës shtetërore, mafie urbane, korrupsion, kriminalitet dhe abuzim me paratë e pronat e qytetarëve – kjo është trashëgimia e tyre,” theksoi Aliu.

Në të njëjtën linjë, edhe kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, publikisht ka akuzuar administratën e Visar Ganiut dhe Izet Mexhitit për kriminalitet dhe keqpërdorime në Çair.

“Ky është realiteti që tentojnë ta fshehin. Çairi meriton një qeverisje të re, të pastër dhe transparente, jo rikthimin e atyre që e kthyen në simbol të korrupsionit,” përfundoi Aliu. Gazeta Flaka

The post Zëdhënësi i VLEN-it e dëshmoi që Bujar Osmani s’ka pasur qasje në keqqeverisjen e Çairit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .