AShMAA u bëri thirrje mediave që t’u përmbahen standardeve etike gjatë varrimit të viktimave nga zjarri tragjik në Koçan
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele rikujton mediat që kur informojnë për varrimin e viktimave nga zjarri tragjik në Koçan, t’u përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe etike, transmeton Portalb.mk. 2Raportimi duhet të jetë pa sensacionalizëm, të respektohet dhimbja dhe pikëllimi personal i familjeve, të afërmve dhe të dashurve të të ndjerëve dhe […]


Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele rikujton mediat që kur informojnë për varrimin e viktimave nga zjarri tragjik në Koçan, t’u përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe etike, transmeton Portalb.mk.
2Raportimi duhet të jetë pa sensacionalizëm, të respektohet dhimbja dhe pikëllimi personal i familjeve, të afërmve dhe të dashurve të të ndjerëve dhe duhet pasur kujdes që të mos kontribuojë në rritjen e mëtejshme të ankthit. Në këtë drejtim janë edhe kërkesat nga banorët e Koçanit të cilët dje i janë drejtuar drejtpërdrejt Agjencisë, por edhe përmes rrjeteve sociale, me apel që punëtorët mediatik të qëndrojnë larg gjatë varrimeve dhe të mos filmojnë me dronë. Mediat duhet të jenë të kujdesshme kur bëjnë dhe veçanërisht kur publikojnë video dhe foto, në mënyrë që të lejojnë familjet dhe prindërit t’i thonë lamtumirë të dashurve të tyre me dinjitet dhe respekt”, thonë nga AShMAA.
Nga Agjencia shtojnë se në përgjithësi, këto ditë mediat treguan një shkallë të lartë profesionalizmi, duke shtuar se ka pasur disa raste të transmetimit të filmave dhe serialeve me përmbajtje argëtuese, për të cilat janë paraqitur ankesa në Agjenci.
“Prandaj theksojmë se transmetuesit duhet t’i kushtojnë më shumë kujdes krijimit të orarit të programeve. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që muzika klasike që transmetohet të jetë e përshtatshme për ditët e zisë. Përveç kësaj, u bëjmë thirrje mediave që të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për punonjësit e tyre mediatikë, të cilët gjatë kryerjes së detyrës janë të ekspozuar ndaj stresit ekstrem dhe rrjedhimisht edhe rrezikut shëndetësor”, thonë nga Agjencia.
Varrimi i të vdekurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit do të bëhet nesër, më 20 mars, njoftoi dje drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) Stojançe Angellov.
Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.