Është arrestuar pronari i një klubi nate nga Kumanova, i janë gjetur mjete piroteknike

Policia ka arrestuar pronarin e një klubi nate nga Kumanova, ku janë gjetur mjete piroteknike. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, si dhe në kuadër të kontrolleve të paralajmëruara në klubet e natës dhe kabaretë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë e kanë gjetur T.V.(58) nga Kumanova, pronar i një kabareje nga Kumanova, duke nxjerrë aparate […]

Mars 19, 2025 - 14:01
 0  4
Është arrestuar pronari i një klubi nate nga Kumanova, i janë gjetur mjete piroteknike
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Policia ka arrestuar pronarin e një klubi nate nga Kumanova, ku janë gjetur mjete piroteknike. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, si dhe në kuadër të kontrolleve të paralajmëruara në klubet e natës dhe kabaretë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë e kanë gjetur T.V.(58) nga Kumanova, pronar i një kabareje nga Kumanova, duke nxjerrë aparate zjarrfikëse nga vetura e tij e parkuar para kabaresë dhe i ka futur në klub, transmeton Portalb.mk.

“Menjëherë më pas, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë kryer kontroll në objekt dhe janë gjetur dhe konfiskuar mjete piroteknike. Personi është privuar nga liria dhe në stacion policor në prani të avokatit është zhvilluar intervistë zyrtare dhe inspektori i mbrojtjes dhe shpëtimit ka lëshuar urdhërpagesë penale dhe ka nxjerrë vendim për ndalim të punës deri në eliminimin e parregullsive. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik”, thonë nga MPB.

Kujtojmë se kontrollet e MPB-së vijnë disa ditë pas tragjedisë në Koçan ku në një klub nate u dogjën 59 persona. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga përdorimi i mjeteve pirotenike. Pamjet tregojnë momentin kur flakët mbulojnë çatinë. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe prokurori publik Ljupço Kocevski në deklaratat e tyre zyrtare përmendën përdorimin e lëndëve piroteknike në objekt si një nga fokuset e hetimeve që do të vijojnë.

Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.