Asnjë haber nga Erasmusi shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Ende nuk ka asgjë konkrete për Erasmusin shqiptar me Kosovën dhe Shqipërinë të cilin e premtoi koalicioni VLEN në programin e tyre zgjedhor. Nga VLEN arsyetohen se procesi nuk varret vetëm nga ata, ndërsa Qeveria nuk ka qëndrim konkret për këtë nismë, u deklaruan se synojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, shkruan Portalb.mk.  Çfarë premtoi VLEN?  […]

shkurt 8, 2025 - 09:00
 0  2
Asnjë haber nga Erasmusi shqiptar në Maqedoninë e Veriut 
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ende nuk ka asgjë konkrete për Erasmusin shqiptar me Kosovën dhe Shqipërinë të cilin e premtoi koalicioni VLEN në programin e tyre zgjedhor. Nga VLEN arsyetohen se procesi nuk varret vetëm nga ata, ndërsa Qeveria nuk ka qëndrim konkret për këtë nismë, u deklaruan se synojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, shkruan Portalb.mk. 

Çfarë premtoi VLEN? 

programin zgjedhor me të cilin garuan në zgjedhjet e fundit parlamentare qëndron Erasmusi shqiptar, në faqe 45 thuhet:  

“Ministria e Arsimit në qeverinë e VLEN do të bëjë marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë që studentët tanë të kenë mundësi për të zhvilluar një vit universitar në njërin nga universitetet në Kosovës e të Shqipërisë.  Këto programe i ndihmojnë mobilitetit të studentëve, e në të ardhmen edhe mobilitetit shoqëror e atij ekonomik, në një treg pune që do të jetë gjithmonë e më i integruar”. 

Asnjë rezultat konkret nga nisma deri tani, “sapo të krijohen kushtet” 

Megjithatë, ende nuk ka asnjë aktivitet apo nismë konkrete lidhur me këtë premtim.  

Nga koalicioni VLEN për Portalb.mk thonë se mbeten të përkushtuar ndaj kësaj nisme, por që presin krijimin e kushteve të duhura. 

“Kjo nismë kërkon koordinim institucional dhe marrëveshje dypalëshe me Kosovën dhe Shqipërinë, procese që nuk varen vetëm nga ne. Hapat përgatitorë janë duke u shqyrtuar me seriozitet dhe, sapo të krijohen kushtet e duhura, do të ketë hapa konkretë drejt realizimit të saj”, thanë nga VLEN. 

Qeveria “e përkushtuar të zhvillojë marrëdhënie të mira arsimore me fqinjët” 

Të pyetur për këtë premtim të VLEN-it, nga Qeveria e RMV-së nuk u deklaruan konkretisht për këtë nismë. Theksuan se synojnë të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore veçanërisht në fushën e arsimit dhe shkencës, si shtylla të zhvillimit të përgjithshëm kombëtar dhe rajonal.  

“Në këtë drejtim, së fundi është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit arsimor me Kosovën dhe ky zyrtarizim i lidhjeve arsimore nënkupton shkëmbimin e përvojave, shkëmbimin e resurseve, rrjetëzimin e institucioneve arsimore, shkëmbimin e kuadrit mësimor, etj. Themeli është vendosur dhe do të vijojnë aktivitetet për zbatimin e asaj që është rënë dakord, thanë nga Qeveria. 

Nga aty theksuan se gjatë kësaj përbërje qeveritare do t’i kushtojmë vëmendje edhe forcimit të marrëdhënieve arsimore me vendet e tjera fqinje të rajonit.  

Edhe nga Ministria e Arsimit iu referuan qëndrimit së Qeverisë.