Saiti do të jetë u.d. kryetar i Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme me 10 vota “pro” dhe dy “kundër” përcaktoi gjyqtarin Xhemali Saiti për u.d. kryetar i Gjykatës Supreme, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, për të cilin shkak procedura është në vazhdim. Saiti do të marrë detyrën nga 13 marsi, raporton MIA. Siç u theksua, sipas të dhënave që […]

Mars 10, 2025 - 20:00
 0  10
Saiti do të jetë u.d. kryetar i Gjykatës Supreme
Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut, foto: Portalb.mk

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme me 10 vota “pro” dhe dy “kundër” përcaktoi gjyqtarin Xhemali Saiti për u.d. kryetar i Gjykatës Supreme, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, për të cilin shkak procedura është në vazhdim. Saiti do të marrë detyrën nga 13 marsi, raporton MIA.

Siç u theksua, sipas të dhënave që ka në dispozicion Këshilli Gjyqësor, kryetares aktuale të Gjykatës Supreme, Besa Ademi, i përfundon mandati më 12 mars të këtij viti dhe është në proces procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës, e e cila ende nuk ka përfunduar, prandaj nevojitet të emërohet ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës.

Hanif Zendeli e propozoi Saitin për ushtrues detyre kryetar i Gjykatës Supreme për arsye se kryetarja aktuale Besa Ademi dhe Arif Fidani janë kandidatë për kryetarë të kësaj gjykate, prandaj mendon se nuk duhet të emërohen ushtrues detyre për të shmangur perceptimin se ndonjëri prej tyre po favorizohet për zhvillimin e mëtutjeshëm të procedurës.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, për u.d. e propozoi kryetaren aktuale të Gjykatës Supreme, pasi sipas tij, ajo e ka kryer mirë detyrën dhe mendon se nuk do të kishte pengesë që të vazhdojë si ushtruese e detyrës, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj gjykate.

Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, kërkoi dhe u përjashtua nga veprimi në këtë pikë për shkak të, siç tha ajo, përjashtimin e mundësisë për konflikt të interesave, për shkak se në Gjykatën Supreme është duke u zhvilluar procedurë për një kompani, ku personi përgjegjës është bashkëshorti i saj, e në të cilën merr pjesë Këshilli prej pesë gjyqtarësh.

Në pajtim me ligjin, në rast shkarkimi ose përfundimi të mandatit të kryetarit të gjykatës deri në zgjedhjen e një të riu, Këshilli Gjyqësor përcakton ushtruesin e detyrës kryetar, që ka marrë vlerësimin më të lartë pozitiv në vitin e fundit dhe ka më shumë pikë në krahasim me gjyqtarët e tjerë.

Ndryshe, në janarin e vitit 2024, me 7 vota “për” dhe 4 “kundër”, Këshilli Gjyqësor e ndërpreu procedurën për konstatimin e përgjegjësisë kundër kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

Iniciativa për shkarkim, thuhet se bazohet në faktin se kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, me mospjesëmarrjen në seancat e Këshillit Gjyqësor, ka treguar mungesë kulture profesionale dhe juridike në veprim dhe respektim të institucioneve brenda sistemit të drejtësisë. Kërkuesi Milazim Mustafa tha se sipas Ligjit Penal ekzistonte një përgjegjësi e mundshme penale e dënueshme me burgim, përkatësisht se “pretendimet për presion ishin pengim i drejtësisë”.