“Asnjë më shumë”: Qytetarët bllokuan bulevardin para Kuvendit

Rreth njëqind qytetarë u mblodhën në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup, ku bllokuan bulevardin “11 Tetori” para Kuvendit, në shenjë proteste pas femicidit në Veles, kur 31-vjeçarja Rosica Koleva dhe The post “Asnjë më shumë”: Qytetarët bllokuan bulevardin para Kuvendit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 25, 2025 - 21:00
 0
“Asnjë më shumë”: Qytetarët bllokuan bulevardin para Kuvendit

Rreth njëqind qytetarë u mblodhën në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup, ku bllokuan bulevardin “11 Tetori” para Kuvendit, në shenjë proteste pas femicidit në Veles, kur 31-vjeçarja Rosica Koleva dhe babai i saj u vranë brutalisht nga ish-partneri i saj, Ilija C.

“Kjo bllokadë nuk është e madhe. Dukët se edhe në vdekje, thirrja për ndihmë e Rosicës nuk dëgjohet, është e mbytur nga temat ditore politike që nuk i prekin qytetarët, por vetëm partitë dhe interesat e tyre të ngushta”, tha njëra nga organizatoret, duke kujtuar se për muaj me radhë Rosica kishte kërkuar ndihmë nga institucionet, por ishte lënë në mëshirën e vrasësit të saj.

Një tjetër aktiviste shtoi:

“Në vend që të jetojmë me frikë se kush do të jetë viktima e radhës, jemi këtu për të thënë se nuk do të ketë më asnjë tjetër. Sistemi nuk na mbron, dhuna shpesh injorohet edhe kur denoncohet.”

Një folës tjetër theksoi:

“Duhet të tregojmë se refuzojmë të jetojmë në këtë normalitet.”

Ky është protesta e dytë e këtij lloji, por mbetet jo shumë masive – një fakt që sipas organizatorëve pasqyron gjendjen e apatisë dhe gjumit shoqëror në të cilin ndodhet shumica e qytetarëve në Maqedoni.

The post “Asnjë më shumë”: Qytetarët bllokuan bulevardin para Kuvendit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .