Atifete Jahjaga merr pjesë në forumin Botëror të Paqes – kërkon njohjen e Kosovës nga Indonezia

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në edicionin e 9-të të Forumit Botëror të Paqes që po mbahet në Jakarta të Indonezisë. Jahjaga përmes një postimi në Facebook tha se gjatë fjalimit të saj theksoi vlerat si si demokracia, barazia gjinore, gjithëpërfshirja dhe lidershipi i gruas. “Ngritja e ringritja e Republikës së Kosovës

Nëntor 10, 2025 - 17:30
 0
Atifete Jahjaga merr pjesë në forumin Botëror të Paqes – kërkon njohjen e Kosovës nga Indonezia

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në edicionin e 9-të të Forumit Botëror të Paqes që po mbahet në Jakarta të Indonezisë. Jahjaga përmes një postimi në Facebook tha se gjatë fjalimit të saj theksoi vlerat si si demokracia, barazia gjinore, gjithëpërfshirja dhe lidershipi i gruas.

“Ngritja e ringritja e Republikës së Kosovës para dhe pas luftës, sfidat dhe vështirësitë si dhe rrugëtimi im si Presidentja e parë grua e vendit poashtu ishin pjesë e fjalës sime, duke treguar me krenari për rrugëtimin e qëndresës dhe suksesit të vendit tim. Njëherazi theksova se kontributi im për Kosovën ka kaluar faza dhe pozicione të ndryshme institucionale, por gjithmonë me të njejtin qëllim, të mirën e përgjithshme të qytetarëve të vendit”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Tutje, Jahjaga kërkoi edhe njohjen e Kosovës nga Indonezia.

“Përpos tjerash në fjalën time e theksova kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Indonezia”, ka shkruar ajo.