Xhafer Gashi bënë homazhe në nderim të Heroit të Kombit “Xhavit Haziri”
Në përkujtim të 27-vjetorit të zhdukjes së Heroit të Kombit, Xhavit Haziri, sot janë mbajtur homazhe pranë shtatores së tij në Obiliq. Në këtë akt solemn morën pjesë kandidati për kryetar të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, familjarë të heroit, kryesuesja e Kuvendit Komunal, komandanti i stacionit policor në Obiliq, përfaqësues të ekzekutivit, bashkëveprimtarë dhe


Në përkujtim të 27-vjetorit të zhdukjes së Heroit të Kombit, Xhavit Haziri, sot janë mbajtur homazhe pranë shtatores së tij në Obiliq. Në këtë akt solemn morën pjesë kandidati për kryetar të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, familjarë të heroit, kryesuesja e Kuvendit Komunal, komandanti i stacionit policor në Obiliq, përfaqësues të ekzekutivit, bashkëveprimtarë dhe qytetarë të shumtë.
Kandidati Xhafer Gashi, në një deklaratë publike, u shpreh se kjo ditë mbart një dhimbje të thellë për familjen, miqtë dhe gjithë kombin shqiptar, por njëkohësisht është edhe ditë krenarie për jetën dhe veprën e Heroit të Kombit.
“Sakrifica dhe guximi i Xhavit Hazirit për lirinë dhe idealin kombëtar do të mbeten gjithmonë shembull dhe frymëzim për brezat që vijnë. I përjetshëm do të mbetet kujtimi për Heroin e Kombit, Xhavit Haziri. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, u shpreh Gashi.
Përkujtimi i figurave të tilla mbetet jetik për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe për forcimin e identitetit kombëtar, veçanërisht për brezat e rinj që rriten mbi themelet e sakrificës për liri dhe pavarësi.
