AUSH: 165 inspektime të jashtëzakonshme në depo dhe frigoriferë ushqimorë, janë konstatuar parregullësi te 41 operatorë
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informoi se gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave janë realizuar 154 inspektime të jashtëzakonshme në depo dhe frigoriferë ushqimorë, ku janë konstatuar paregullësi te 41 operatorë. Për këtë, janë lëshuar vendime për urdhra, janë shqiptuar 15 gjoba me të holla dhe janë asgjësuar dhjetëra kilogramë ushqime të pasigurta, transmeton […]


Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informoi se gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave janë realizuar 154 inspektime të jashtëzakonshme në depo dhe frigoriferë ushqimorë, ku janë konstatuar paregullësi te 41 operatorë. Për këtë, janë lëshuar vendime për urdhra, janë shqiptuar 15 gjoba me të holla dhe janë asgjësuar dhjetëra kilogramë ushqime të pasigurta, transmeton Portalb.mk.
Të shtatë nga operatorët e kontrolluar janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike, ndërsa te dy operatorë, produktet nuk janë të etiketuara në gjuhën maqedonase. AUSH informoi se te tetë operatorë ushqimorë është konstatuar se punonjësit nuk kishin libra sanitare, përkatësisht janë kapur pa kontroll të detyrueshëm shëndetësor. Në një nga operatorët ku është kryer kontrolli, AUSH ka konstatuar se po kryente ripaketim të paligjshëm të produkteve me origjinë shtazore.
Shërbimet inspektuese të AUSH-së javën e kaluar në Shkup gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm mbyllën një punëtori ilegale për prodhimin e produkteve të mishit.