Avni Arifi: Njohja e Sirisë është tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb

Ish-diplomati, Avni Arifi në një intervistë  ka folur për njohjen e Sirisë, duke thënë se është shumë herë më e rendësishmë politikisht se sa qe mendohet dhe se nuk është një njohje e zakonshme. Sipas tij, kjo njohje është një tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb sepse sipas tij, një vend që dikur ka qenë kundër

Nëntor 1, 2025 - 20:00
 0
Avni Arifi: Njohja e Sirisë është tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb
Avni Arifi: Njohja e Sirisë është tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb

Avni Arifi: Njohja e Sirisë është tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb

Ish-diplomati, Avni Arifi në një intervistë  ka folur për njohjen e Sirisë, duke thënë se është shumë herë më e rendësishmë politikisht se sa qe mendohet dhe se nuk është një njohje e zakonshme.

Sipas tij, kjo njohje është një tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb sepse sipas tij, një vend që dikur ka qenë kundër Kosovës, sot po e njeh të njejtën si shtet.

“Njohja e Sirisë, është shumë më e rendësishme politikisht se sa që në e mendojmë, nuk është vetëm një njohje zakonshme. Kjo është një tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb sepse një nga vendet që ka qenë lojale, një vend që ka qenë kundër Kosovës, Hafez Al Asad, kur e ka bombardu NATO Serbinë, e ka pasë denu rastin, intervenimin e NATO-s, e ka pasë quajtur rastin e shqiptarëve propagandë amerikane dhe e ka pasë konsideru fillimin e Luftës së tretë botërore. Tash ky shtet që ka qenë shumë anti Kosovë, e ka njoftë Kosovën”, tha ai.

Ndër të tjera, Arifi deklaroi se kjo njohje u dergon vendeve tjera siç janë Algjeria, Tunizia, Maroku, Iraku e të tjera, se procesi i njohjeve të Kosovës është proces në vazhdim.

“Tash ky shtet që ka qenë shumë anti Kosovë, e ka njoftë Kosovën dhe njëkohësisht ka dërgu mesazh të vendet tjera arabe të cilat janë të botës muslimane, siç janë Algjeri, Tunizi, Maroko, Irak që procesi i njohjeve të Kosovës nuk është proces i përmbyllur, por është proces në vazhdim”, deklaroi ish-diplomati.

E ne fund, Arifi e përmbylli duke thënë se do donte shumë që diplomacia kosovare ta shfrytëzonte këtë momentum për momentume të tilla e njohje të reja, mirëpo megjithatë shprehet pesimist në këtë drejtim.

“Kisha pasë qejf, kisha pasë shumë qejf që diplomacia e Kosovës me e shfrytëzu këtë momentum sepse krijohen momentume të tilla për njohje tjera të reja, por jam shumë pesimist sa i përket kësaj”, përfundoi Arifi./GazetaBlic