Avokati i Klea Prengës: Ka marrë vazhdimisht kërcënime, është në gjendje të rënduar
Avokati i Klea Prengës ka deklaruar se klientja e tij ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Teksa ishte i ftuar në një intervistë për TN, avokati i Kleas, Alfred Duka ka deklaruar se edhe pse dy motrat u dorëzuan në polici, nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar. Madje, avokati shtoi se Klea ka […] The post Avokati i Klea Prengës: Ka marrë vazhdimisht kërcënime, është në gjendje të rënduar appeared first on InfoShqip.com.
Avokati i Klea Prengës ka deklaruar se klientja e tij ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
Teksa ishte i ftuar në një intervistë për TN, avokati i Kleas, Alfred Duka ka deklaruar se edhe pse dy motrat u dorëzuan në polici, nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar. Madje, avokati shtoi se Klea ka marrë vazhdimisht kërcënime.
Dëmtimet në fytyrën e saj të shkaktuara nga dhuna e motrave Berisha, avokati tha se përcaktohen nga organet kompetente si shëmtim i përjetshëm.
“Blogerja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, është e tronditur. Dëmtimet përcaktohen si shëmtim i përjetshëm. Ka pasur edhe disa mesazhe pas ngjarjes që i ka kallëzuar. Unë jam avokati i saj, i zonjës Klea që pak ditë pas ngjarjes, përfaqësimin e kam paraqitur në organin e akuzës. Nuk ka pasur asnjë përpjekje apo tentativë për të komunikuar dikush me mua apo me Klean. Kërcënimet kanë dy natyra, nëse kërcënimi ndodh post traume, impakti është më i rëndë”– u shpreh avokati.
The post Avokati i Klea Prengës: Ka marrë vazhdimisht kërcënime, është në gjendje të rënduar appeared first on InfoShqip.com.