Azemi: MINT po tenton ta mbulojë skandalin e hajnisë me njehsorët, LDK kërkon që të kompensohen qytetarët e dëmtuar
Anëtari i Kryesisë së LDK-së Visar Azemi, në një konferencë për media ka paraqitur shqetësimet e LDK-së rreth hajnisë me njehsorët elektrik. Sipas tij, Ministria e Industrisë po tenton të mbulojë skandalin e hajnisë me njehsorët. Por se thelbi i problemit është që qytetarët nuk janë kompensuar ende për paratë e vjedhura. “Gjobat janë të


Anëtari i Kryesisë së LDK-së Visar Azemi, në një konferencë për media ka paraqitur shqetësimet e LDK-së rreth hajnisë me njehsorët elektrik.
Sipas tij, Ministria e Industrisë po tenton të mbulojë skandalin e hajnisë me njehsorët. Por se thelbi i problemit është që qytetarët nuk janë kompensuar ende për paratë e vjedhura.
“Gjobat janë të vonuara dhe të pamjaftueshme. LDK kërkon qartë dhe pa asnjë kompromis: çdo qytetar i dëmtuar duhet të kompensohet deri në centin e fundit. Nuk mjafton të dënohet kompania, ndërsa qytetarët të mbesin me faturat e fryra”, tha Azemi gjatë konferencës për media.
