Azemi: Qëndrimet tona mbeten të pandryshuara, nuk bashkëpunojmë me VV, bëhemi pjesë e qeverisë vetëm kur të udhëheqim, qoftë tani ose në të ardhmen
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie sa i përket krijimit të qeverisë së re, duke thënë se ata nuk bashkëpunojnë dhe as nuk do të jenë pjesë ‘‘e asnjë qeverie me Lëvizjen Vetëvendosje’. Tutje, Azemi ka shtuar edhe se Kosova nuk ka nevojë për një qeveri afatshkurtër dhe
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie sa i përket krijimit të qeverisë së re, duke thënë se ata nuk bashkëpunojnë dhe as nuk do të jenë pjesë ‘‘e asnjë qeverie me Lëvizjen Vetëvendosje’.
Tutje, Azemi ka shtuar edhe se Kosova nuk ka nevojë për një qeveri afatshkurtër dhe të paqëndrueshme, dhe se, LDK do të jetë pjesë e qeverisë vetëm kur ta udhëheqë atë.
‘‘Përpjekjet për të kërkuar fajtorë diku tjetër janë të kota. Ngritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e ndalni dot’’, ka shkruar ai ndër tjerash.
Po ashtu, ai ka deklaruar edhe se kjo parti respekton të drejtën e të parit në zgjedhje dhe se kërkon nga VV-ja që ta formojnë qeverinë pa vonesa.
Qëndrimet tona mbeten të pandryshuara, ashtu si para zgjedhjeve. Nuk bashkëpunojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky nuk është një qëndrim i ri, por një parim i qartë dhe i palëkundur.
Kosova nuk ka nevojë për një qeveri afatshkurtër dhe të paqëndrueshme. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë pjesë e qeverisjes vetëm kur ta udhëheqë atë – qoftë tani apo në të ardhmen, kjo nuk ka rëndësi.
Tani rrespektojmë të drejtën e të parit në zgjedhje dhe kërkojmë nga ta që pa vonesë të formojnë qeverinë. Përpjekjet për të kërkuar fajtorë diku tjetër janë të kota. Ngritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e ndalni dot.