Zëdhënësi i KQZ-së: Numri i votuesve të regjistruar është 1,970.944
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje mbi punën e KQZ-së dhe rreth asaj se si do të jetë ecuria e ditës së diel nga ky komision. Po ashtu, Elezi ka treguar edhe për numrin e votuesve të regjistruar, numrin e qendrave të votimit, formën e votimit të personave që s’kanë mundësi të dalin
![Zëdhënësi i KQZ-së: Numri i votuesve të regjistruar është 1,970.944](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721695-zedhenesi-i-kqz-se-numri-i-votuesve-te-regjistruar-eshte-1970-944.jpg)
![zedhenesi-i-kqz-se:-numri-i-votuesve-te-regjistruar-eshte-1,970.944](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721695-zedhenesi-i-kqz-se-numri-i-votuesve-te-regjistruar-eshte-1970-944-1024x681.jpg)
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje mbi punën e KQZ-së dhe rreth asaj se si do të jetë ecuria e ditës së diel nga ky komision.
Po ashtu, Elezi ka treguar edhe për numrin e votuesve të regjistruar, numrin e qendrave të votimit, formën e votimit të personave që s’kanë mundësi të dalin në qendrat e votimit për të votuar si dhe për kohën e hapjes dhe mbylljes së vendvotimeve.
Elezi ka njoftuar se hapja e vendvotimeve do të nis në ora 07:00 të mëngjesit për tu mbyllur në ora 19:00 të mbrëmjes.
‘’Procesi i votimit fillon në orën 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00 sipas ligjit’’, thotë Elezi.
Sipas tij numri i qytetarëve me të drejt vote është 1,970.944 votues.
‘’Sipas të dhënave nga lista e votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Republikën e Kosovës është 1 milion e 970 mijë 944 votues’’ njofton ai.
Zëdhënësi i KQZ-së, po ashtu njofton se këta votues janë të shpërndarë në 903 qendra votimi apo në 2533 vendvotime.
‘’Këta votues janë të shpërndarë në 903 qendra votimi apo në 2533 vendvotime’’ deklaroi ai.
Elezi, njoftoj se të dielën janë po ashtu edhe 33 qendra të votimit ku mundësohet votimi me kusht.
‘’Janë 33 qendra të votimit që mundësohet votimi me kusht’’, potencoi ai.