Ministri serb “i shqetësuar” pse anëtarë të NATO-s po e ndihmojnë Kosovën të bëhet me Ushtri

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq, ka takuar sot në Beograd komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch. Në mesin e temave ishte edhe çështja e Kosovës, për çka, siç raportohet, Gashiq ka shprehur shqetësim të veçantë për “lëvizjet e njëanshme” të kryeministrit Albin Kurti, “të drejtuara

Mars 12, 2025 - 19:00
 0  6
Ministri serb “i shqetësuar” pse anëtarë të NATO-s po e ndihmojnë Kosovën të bëhet me Ushtri
ministri-serb-“i-shqetesuar”-pse-anetare-te-nato-s-po-e-ndihmojne-kosoven-te-behet-me-ushtri

ministri-serb-“i-shqetesuar”-pse-anetare-te-nato-s-po-e-ndihmojne-kosoven-te-behet-me-ushtri

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq, ka takuar sot në Beograd komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.

Në mesin e temave ishte edhe çështja e Kosovës, për çka, siç raportohet, Gashiq ka shprehur shqetësim të veçantë për “lëvizjet e njëanshme” të kryeministrit Albin Kurti, “të drejtuara kundër Serbisë dhe komunitetit serb”.

Po ashtu, thuhet të jetë folur edhe për çështjen e armatosjes, ngritjes së kapaciteteve dhe transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri nga disa shtete anëtare të NATO-s. Kjo, sipas Gashiqit, po bëhet në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministri serb, sipas njoftimit të ministrisë serbe të mbrojtjes, citohet të ketë thënë se “përgjigja e Serbisë, si partner i besueshëm dhe i parashikueshëm, do të jetë gjithmonë një politikë transparente, e menduar dhe e mençur e dialogut dhe paqes”.

Veç tjerash, thuhet se ai i ka përcjellë Munschit edhe shqetësimet e Serbisë për mos miratimin e dokumenteve për kornizën formale të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe NATO-s.

Gashiq thuhet të ketë deklaruar gjithashtu se Serbia “ka partneritete dhe miqësi tradicionale me vendet e rajonit dhe se një epokë e re e partneritetit dhe mbi të gjitha miqësisë ndërmjet Serbisë dhe ShBA-së është në rritje”.

Munsch ndërkaq, citohet të ketë thënë se “Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n” dhe thuhet se e ka ripohuar angazhimin e vendosur të Aleancës për stabilitetin në rajon.

Ai theksoi se KFOR-i mbetet plotësisht i përkushtuar për zbatimin e mandatit të tij në Kosovë. /Klankosova.tv