Azizi: Mbledhja ndërqeveritare me Kosovën, dëshmi se partneriteti ynë sot është më i fortë se kurrë!

Një hap historik drejt bashkëpunimit rajonal. Nesër në Prishtinë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajnë mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare. Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe një shembull të bashkëpunimit që na afron drejt një rajoni […]

Nëntor 18, 2024 - 02:00
 0  7
Azizi: Mbledhja ndërqeveritare me Kosovën, dëshmi se partneriteti ynë sot është më i fortë se kurrë!

Një hap historik drejt bashkëpunimit rajonal. Nesër në Prishtinë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajnë mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare. Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe një shembull të bashkëpunimit që na afron drejt një rajoni më të zhvilluar dhe të integruar. Ka shkruar në rrjetet sociale Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi.

Ajo thekson se partneriteti midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës sot është më i fortë se kurrë!

“Në agjendë janë marrëveshje konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Ky është vizioni për një të ardhme më të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës!”, ka thënë Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi.