Një ushtar profesionist është kapur me 70 gram marihuanë, pas arrestimit është lënë i lirë

Një ushtar profesionist dyshohet se është kapur me drogë. Alsat njofton se bëhet fjalë për Nikolla Ivanovski, i cili dyshohet se u kap me marihuanë në muajin shkurt. Sipas burimeve të tona, ushtarakut i janë gjetur të paktën 70 gram marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas arrestimit Ivanovski është lënë i lirë, ndërsa Prokuroria Publike […]

Prill 21, 2025 - 21:00
 0  3
Një ushtar profesionist është kapur me 70 gram marihuanë, pas arrestimit është lënë i lirë
ARM - Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Foto: ARM

Një ushtar profesionist dyshohet se është kapur me drogë. Alsat njofton se bëhet fjalë për Nikolla Ivanovski, i cili dyshohet se u kap me marihuanë në muajin shkurt. Sipas burimeve të tona, ushtarakut i janë gjetur të paktën 70 gram marihuanë dhe një peshore digjitale.

Pas arrestimit Ivanovski është lënë i lirë, ndërsa Prokuroria Publike është njoftuar vetëm 4 ditë më vonë. Organi i akuzës ka kërkuar që provave të konfiskuara t’i bëhet ekspertizë.

“Me datë 28.02.2025 në ora 21:15, pas informacioneve të marra paraprake operative, në parkingun përballë një marketi në hyrje të Dellçevës është ndalur automjeti “Passat” me targa të Shtipit, i drejtuar nga R.S., në të cilin pasagjer ishte N.I., të dy nga Dellçeva. Gjatë kontrollit, te N.I i është gjetur pako me lëndë bimore të gjelbër dhe gjatë kontrollit në mjet është gjetur peshore digjitale para ulëses së pasagjerit. Sendet e gjetura janë konfiskuar, ndërsa për zbardhjen e rastit është zhvilluar bisedë me tetë persona”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.