“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin dhe Gjestin. Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 nuk i ka kursyer “kunjat”, madje as në një video që postoi, teksa transmetohej spektakli i së shtunës. “Unë dhe Brikenda jemi […]

Prill 21, 2025 - 20:00
 0  5
“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin dhe Gjestin.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 nuk i ka kursyer “kunjat”, madje as në një video që postoi, teksa transmetohej spektakli i së shtunës.

“Unë dhe Brikenda jemi më shumë çift se do, do” – një koment që ndezi menjëherë rrjetin dhe u interpretua si një ironi e drejtpërdrejtë ndaj marrëdhënies së diskutuar të çiftit brenda shtëpisë së famshme.

Pas kësaj daljeje, Xheneta publikoi edhe një set fotografik ku shfaqet në super formë, duke pozuar me një kostum të bardhë njëpjesësh që nxjerr në pah linjat dhe elegancën e saj.

Megjithatë, ishte përshkrimi që tërhoqi më shumë vëmendje: “Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”.

Postimi u interpretua gjerësisht si një tjetër thumb ndaj Eglit dhe Gjestit, duke shtuar benzinë në zjarret e rrjeteve sociale që flasin prej javësh për marrëdhënien e tyre të ndërlikuar dhe të diskutueshme.

Xheneta duket se nuk e ka ndërmend të qëndrojë në heshtje, dhe me këtë kombinim të bukurisë dhe deklaratave të drejtpërdrejta, ajo mbetet një nga figurat më të komentuara të post-Big Brother-it.