Babai e vrau djalin në Tetovë
Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në bllokun 70 në Tetovë, S.N.(39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë, raporton Portalb.mk. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të […]


Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në bllokun 70 në Tetovë, S.N.(39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë, raporton Portalb.mk.
S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës.
Policia e Tetovës njofton se në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie.
“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e rastit, në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se kemi të bëjmë me vepër penale “vrasje” e kryer më datë 31.12.2024, ku pas një konfrontimi fizik të mëparshëm, M.N. (65) ka vrarë me pushkë gjuetie djalin e tij S.N”, thanë nga Policia e Tetovës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresë përkatës.