Deputeti i VV-së: Nuk e ndryshojmë kandidatin për kushtet e opozitës – Njëherë kryetarin e Kuvendit, më pas shohim se me kë do e bëjmë Qeverinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, për FrontOnline ka folur ndaj kërkesave të opozitës për ndryshimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, duke theksuar se VV nuk duhet të tërhiqet nga qëndrimi i saj përballë kushteve që, sipas tij, po i vendos opozita. “Unë mendoj se VV nuk duhet me bërë ndryshim, për shkak të

Prill 24, 2025 - 10:00
 0  3
Deputeti i VV-së: Nuk e ndryshojmë kandidatin për kushtet e opozitës – Njëherë kryetarin e Kuvendit, më pas shohim se me kë do e bëjmë Qeverinë
deputeti-i-vv-se:-nuk-e-ndryshojme-kandidatin-per-kushtet-e-opozites-–-njehere-kryetarin-e-kuvendit,-me-pas-shohim-se-me-ke-do-e-bejme-qeverine

deputeti-i-vv-se:-nuk-e-ndryshojme-kandidatin-per-kushtet-e-opozites-–-njehere-kryetarin-e-kuvendit,-me-pas-shohim-se-me-ke-do-e-bejme-qeverine


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, për FrontOnline ka folur ndaj kërkesave të opozitës për ndryshimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, duke theksuar se VV nuk duhet të tërhiqet nga qëndrimi i saj përballë kushteve që, sipas tij, po i vendos opozita.

Unë mendoj se VV nuk duhet me bërë ndryshim, për shkak të kushteve që po i vendos opozita,” tha Thaçi, duke shtuar se në të njëjtën mënyrë edhe VV nuk ka vendosur kushte për kandidatët e opozitës për pozitat e nënkryetarëve.

Sipas tij, Kuvendi dhe Qeveria janë dy institucione të ndara me përgjegjësi të ndryshme, dhe barra për zgjedhjen e kryeparlamentarit nuk bie vetëm mbi partinë fituese.

Kuvendi, kryetari i Kuvendit zgjedhet nga Kuvendi, ndërsa Qeveria zgjedhet nga ata që i kanë 61 vota. Pra kjo përgjegjësi nuk i takon vetëm VV-së, por gjithë spektrit politik për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit,” deklaroi ai për FrontOnline.

Thaçi e ka cilësuar opozitën si shkaktare të ngërçit aktual institucional, duke theksuar se VV tashmë ka bërë hapin e saj me propozimin për kryetar.

Këtë ngërç e ka sjellë opozita në fakt, të cilët nuk po duan të votojnë kryetarin e Kuvendit dhe të ecim tutje. Ne si VV e kemi propozimin, prandaj mendoj se nuk i takon as opozitës me vendos kushte e as ne nuk na takon me vendos kushte për nënkryetarët e Kuvendit,” shtoi Thaçi.

Ai tha le të zgjedhet kryetari i Kuvendit, e më pas shohim e bëjmë se me kë do e bëjmë Qeverinë

Le ta zgjidhim kryetarin e Kuvendit, e më pas shohim e bëjmë se me kë do e bëjmë Qeverinë.” përfundoi ai.