Babai i Eldionit shihet i veshur me trikon e të birit në varrimin e tij, detaj prekës që u shpërnda gjerësisht në rrjet

Pamje prekëse nga ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Në këto pamje, babai i të ndjerit shihet duke mbajtur veshur trikon sportive të markës Puma, që dikur i përkiste Eldionit. Ky detaj u vu re nga përdoruesit e TikTok-ut, të cilët e ndanë masivisht duke e cilësuar […]

shtator 28, 2025 - 11:30
 0
Babai i Eldionit shihet i veshur me trikon e të birit në varrimin e tij, detaj prekës që u shpërnda gjerësisht në rrjet

Pamje prekëse nga ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Në këto pamje, babai i të ndjerit shihet duke mbajtur veshur trikon sportive të markës Puma, që dikur i përkiste Eldionit.

 Foto: Screenshot/TikTok

Varrimi i Eldionit u mbajt të shtunën (27 shtator) në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës, ku morën pjesë me dhjetëra familjarë, miq, si dhe shumë fytyra publike.

Pamjet treguan një atmosferë të rënduar, ku dhimbja ishte e lexueshme në fytyrat e të gjithëve. Gjesti, i shokuar nga humbja e vëllait të vogël, u mbështet vazhdimisht nga miqtë dhe kolegët e tij, të cilët ishin aty për ta përqafuar dhe për ta ngushëlluar.

Në mesin e të pranishmëve u panë ish-banore të BBVA, si Egli Tako, Danja Koka, Valbona Mhilli, Rizarta Hoxha, Loredana Brati, Krisa Caushi, por edhe ish-banorë nga edicioni kosovar si Diana Tahiri, Burim Vatovci, Xheneta e Xuxi.

Gjithashtu, këngëtarja Dafina Zeqiri bashkë me bashkëshortin e saj u panë pranë Gjestit, duke e përqafuar në një moment tepër emocional.

 Foto: Screenshot/TikTok

Edhe artistë të tjerë, si Luiz Ejlli, i cili mori pjesë në varrim, shprehën publikisht mbështetjen e tyre për familjen Kelmendi. Luizi u pa në fotografi duke ngushëlluar babain e Gjestit, një gjest që u vlerësua nga shumë ndjekës.

Ky varrim i dhimbshëm u kthye në një ditë zie për të gjithë opinionin publik, ku mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta nga kolegë, miq dhe personalitete të njohura.

Pamja e babait të Eldionit me trikon e të birit mbetet ndër imazhet më prekëse të kësaj tragjedie, duke simbolizuar dhimbjen e papërshkrueshme të një prindi për humbjen e fëmijës së tij.