Bora Zemani nis emisionin me fjalë ngushëlluese për Gjestin dhe familjen e tij pas humbjes së vëllait
Moderatorja, Bora Zemani, e ka hapur puntatën e radhës të emisionit “Për Shqiptarët” me një mesazh ngushëllimi, pas tragjedisë së aksidentit në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Bora u shpreh se ky lajm i rëndë i ka prekur të gjithë, duke theksuar rëndësinë e vetëdijes […]

Moderatorja, Bora Zemani, e ka hapur puntatën e radhës të emisionit “Për Shqiptarët” me një mesazh ngushëllimi, pas tragjedisë së aksidentit në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.
Bora u shpreh se ky lajm i rëndë i ka prekur të gjithë, duke theksuar rëndësinë e vetëdijes për humbjet e shumta nga aksidentet rrugore, për të cilat ajo ka folur edhe në emisionet e mëparshme.
“Në dy episodet e shkuara kemi folur për dy raste të ndryshme, për familje të ndryshme të cilat ishin prekur nga humbje të familjarëve të tyre prej aksidenteve rrugore. Sot dëgjuam një tjetër lajm tragjik që na ka prekur të gjithëve. Këtë herë aksidenti ka ndodhur në Kosovë ku humbi jetën një djalë. Ai quhej Eldjon dhe është vëllai i vogël i Gjestit, fituesit të BBVA 4”, u shpreh moderatorja.
Foto: Screenshot/YouTube
“Kjo ngjarje na ka prekur shumë të gjithëve, ndaj po e hap kështu këtë natë sonte, ku në emër të gjithë Top Channel duam t’i shprehim ngushëllimet tona familjes Kelmendi dhe urojmë shumë të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe“, përfundoi Bora Zemani.
Eldioni është varrosur të shtunën (27 shtator). Ceremonia mortore u mbajt në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës, ku morën pjesë familjarë, miq e qytetarë të shumtë, të cilët ndanë dhimbjen dhe solidaritetin me familjen Kelmendi në këtë humbje të madhe.
