Kurti pjesëmarrës në var*rimin e Papa Françeskut, bashkë me Osmanin bënë homazhe pranë arkivolit
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë kryesore mortore të Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit. Kryeministria bën të ditur se Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, bënë homazhe pranë arkivolit të Papa Françeskut. “Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të


Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë kryesore mortore të Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Kryeministria bën të ditur se Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, bënë homazhe pranë arkivolit të Papa Françeskut.
“Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë”.
“Në mesazhin e tij, kryeministri u shpreh se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit”, thuhet në njoftim
Papa Françesku vdiq pesë ditë më parë, ndërsa Vatikani ka njoftuar gjatë ditës se Papa është varrosur.